Aktualitet

HISTORIA e shkuar- 2 persona "terrorizojnë" Pogradecin/ Përplasin me “Hummer” 39-vjeçarin

Syzo dhe Xhangolli, pasi i ka përplasur mjetin, dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin.

18 Prill 2023, 14:38 Nga k.m.
HISTORIA e shkuar- 2 persona "terrorizojnë" Pogradecin/
Foto ilustruese

POGRADEC- Sindi Syzo dhe Mario Xhangolli, dy të rinj nga Pogradeci kanë 'terrorizuar' një 39-vjeçar. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor ‘Korcë-Pogradec’ pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë. Kjo pasi me një mjet tip "Hummer" kanë përplasur mjetin e Eris Çekanit, e si pasojë janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit. Syzo dhe Xhangolli, pasi i ka përplasur mjetin, dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip "Hummer" është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas, të dy janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Por si nis historia mes të rinjve?

Historia e Çekanit me Syzonka nisur vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr me disa persona. 5 të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri-tjetrin deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Derisa në një moment kanë përplasur mjetet e tyre. Në prangat e Policisë së Shtetit përfundoi Eris Çekani dhe Gledis Dikellari, të dy 23-vjeç, banues në Pogradec. Ndërsa 3 personat e tjerë, Sindi Syzo, Marjo Xhangolli dhe një tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale.

sindi syzo mario xhangolli eris cakani pogradec

Sondazh

Poll