Aktualitet

Vrasja në Tiranë, Policia: Dy 18-vjeçarë plagosën për vdekje 20-vjeçarin

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, personat me inicialet E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, plagosën me mjete prerëse Toshkesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

18 Prill 2023, 07:18 Nga A.B
Vrasja në Tiranë, Policia: Dy 18-vjeçarë plagosën
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkesi. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit "Partizani". Gjatë një konflikti për motive të dobëta, personat me inicialet E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, plagosën me mjete prerëse Toshkesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit "Partizani", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vritet stiven toshkesi

Sondazh

Poll