Bota

Veterani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen shtrohet në spital

Babai i lideres aktuale të ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka vuajtur disa probleme shëndetësore vitet e fundit. Në shkurt 2022, Le Pen u shtrua në spital pasi pësoi një tjetër goditje "të vogël".

16 Prill 2023, 23:12 Nga F.M
Veterani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen shtrohet
Jean-Marie Le Pen

FRANCË- Jean-Marie Le Pen, një nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, ka përfunduar i shtruar në spital. Le Monde shkruan se lideri veteran i ekstremit të djathtë në Francë, pësoi një "sulm të lehtë në zemër" dhe u dërgua në spital.

"Jean-Marie Le Pen është shtruar në spital në një institucion publik në Rajoni i Parisit. Familja dhe miqtë e tij janë të shqetësuar, por të qetë", tha këshilltari i 94-vjeçarit Lorrain de Saint Affrique.

Le Pen mbetet “i vetëdijshëm”, shtoi ai.

Babai i lideres aktuale të ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka vuajtur disa probleme shëndetësore vitet e fundit. Në shkurt 2022, Le Pen u shtrua në spital pasi pësoi një tjetër goditje "të vogël".

“Ai po ecën mirë dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë pyetur shëndetin e tij”, tha Marine Le Pen. "Unë ende nuk e kam parë atë dhe do ta bëj së shpejti por ai është mirë dhe kjo është gjëja kryesore," tha ajo.

Ajo shtoi se babai i saj do të bënte dhe disa kontrolle, duke qenë se është vetëm disa muaj larg ditëlindjes së tij të 95.

Jean-Marie Le Pen kandidoi për president pesë herë, duke shkaktuar tronditje në Francë në vitin 2002, kur arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat u fituan nga Zhak Shirak. Ish-parashutisti ishte bashkëthemeluesi i Frontit Kombëtar, më vonë u riemërua në Rassemblement National dhe kaloi dekada duke nxitur zemërimin për emigracionin.

jean-marie le pen marine le pen

Sondazh

Poll