Aktualitet

“Sill 20 mijë euro”/ Morën peng biznesmenin e tentuan t’i përdhunojnë punonjësen, Prokuroria kërkon 25 vite burg për kushërinjtë Manahasa

Ata akuzohen për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Heqja e pa ligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ngacmimit seksual”.

16 Prill 2023, 18:51 Nga F.M
“Sill 20 mijë euro”/ Morën peng biznesmenin e tentuan
Seit Manahasa

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasa dhe kë kërkuar 15 e 10 vite burg përkatësisht për secilin. Të dy u vunë në pranga më parë pasi morën peng biznesmenin dhe një punonjëse të tijën dhe i mbyllën në një magazinë për orë të tëra. Bëhet fjalë për mbajtjen peng të biznesmenit Gani Moka dhe një gruaje F..., punonjëse e kompanisë që administrohet nga Moka. 

Gjatë hetimeve është provuar se në këtë pengmarrje kanë marrë pjesë Seit Manahasa dhe kushëriri i tij, Kreshnik Manahasa (Muhollari), të cilët tashmë janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë. Ata akuzohen për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Heqja e pa ligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ngacmimit seksual”.

Ngjarja ndodhi dy vite më parë, në maj të vitit 2021.

Biznesmeni Moka dhe punonjësja e tij, F..., kishin ndaluar në autostradën Peqin-Elbasan, dhe teksa qëndronin buzë lumit Shkumbit, Manahasa e kushëriri i tij u janë afruar dhe i kanë marrë peng. Ata i kanë dhunuar e kërcënuar, madje me vajzën kanë tentuar të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale. Në fund i kanë filmuar dhe kanë kërkuar që biznesmeni tu jepte 20 mijë euro, në të kundërt videon do t’ua hidhnin në ‘Youtube’.

Biznesmeni ka pranuar dhe ata i kanë liruar në mënyrë që tu dërgonin pararë. Por, pas lirimit, tksa udhëtonte drejt Elbasanit, Moka ka telefonuar djalin e tij në Tiranë, dhe i ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur me dy persona të panjohur si dhe një mikun e tij, një biznesmen tjetër ndërtimi, i cili i kishte thënë të shkonte te Drejtoria e Policisë Elbasan, pasi drejtuesit e policisë Elbasan, ishin njoftuar për ngjarjen dhe po i prisnin për të dëshmuar. Pas kallëzimit, u realizua dhe operacioni që vuri në pranga dy kushërinjtë.

seit manahasa kreshnik manahasa gani moka

Sondazh

Poll