Bota

Përsëritet rasti i Valon Sylës/ Një tjetër gazetar dhunohet në Pejë, autori e ofendoi, i mori telefonin dhe e goditi me grusht (DETAJET)

Ai më pas e ka goditur gazetarin me grusht. Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga gazetari Haxhiu, i cili ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

16 Prill 2023, 10:06 Nga a.l
Përsëritet rasti i Valon Sylës/ Një tjetër gazetar
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një tjetër gazetar në Pejë ka rënë pre e dhunës, teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Mbreti Zog', teksa gazetari Islam Haxhiu po shkonte të mësonte detaje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi krimi makabër, ku Urim Hyseni masakroi për vdekje nënën e tij Hyrije Hyseni në banesë. 

Sipas informacioneve të para, gazetari fillimisht është përballur me sulm verbal nga i dyshuari, i cili e ka ofenduar dhe e ka sharë, e më pas ia ka marrë me forcë telefonin. Ai më pas e ka goditur gazetarin me grusht. Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga gazetari Haxhiu, i cili ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtarë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, gazetari dhe analisti Valon Syla u dhunua u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë. Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

islam haxhiu sulmohet islam haxhiu

Sondazh

Poll