Bota

Ndodh në SHBA: Policët trokitën në derën e gabuar, vranë pronarin e shtëpisë pasi doli me armë

Telefonata fatale rezultoi të ishte në numrin e shtëpisë 5308 Valley View Avenue në New Mexico, por patrulla e tre oficerëve trokiti vazhdimisht në derën e shtëpisë numër 5305 duke thirrur "policA!".

16 Prill 2023, 08:49 Nga DOSJA

Ndodh në SHBA: Policët trokitën në derën e gabuar,

SHBA- Gabimi që bënë oficerët e policisë në Nju Meksiko, SHBA, duke trokitur në derën e gabuar pasi morën një telefonatë për një incident të dhunës në familje më 5 prill, përfundoi në mënyrë tragjike pasi kur pronari i shtëpisë hapi derën, ata e qëlluan pasi mbante armë. 

Ajo që është edhe më tragjike është se disa sekonda më parë ata kishin kuptuar se ishin pikërisht përballë pikës ku duhej të ndërhynin. Ngjarja tragjike është regjistruar në fakt nga kamerat e punonjësve të policisë:

Telefonata fatale rezultoi të ishte në numrin e shtëpisë 5308 Valley View Avenue në New Mexico, por patrulla e tre oficerëve trokiti vazhdimisht në derën e shtëpisë numër 5305 duke thirrur "policA!".

Në videon e vëzhgimit të publikuar nga autoritetet shtetërore, 52-vjeçari Robert Dotson, pronari i shtëpisë, shihet teksa i hap derës me një armë në dorë. Oficerët i bërtitën atij që të hidhte armën dhe të ngrinte duart lart, më pas hapën zjarr me burrin që vdiq pak kohë më vonë.

Pak sekonda më vonë gruaja e 52-vjeçarit, e cili ishte gjithashtu e armatosur me pistoletë, dëgjohet duke bërtitur "oh zot" dhe duke qëlluar në drejtim të oficerëve, të cilët iu përgjigjën zjarrit, para se gruaja të kuptonte se ishin polic dhe të ulte armën./Dosja.al

Sondazh

Poll