Bota

Zelenskyy: Më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan nga sulmi në Slovyansk

11 të vdekur dhe 21 të lënduar.

16 Prill 2023, 08:43 Nga A.B
Zelenskyy: Më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan nga
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan në sulmin e djeshëm me raketa në qytetin Slovyansk në rajonin e Donetskut.

Sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, shtatë raketa S-300 u shkrepën në qytet, transmeton Telegrafi.

Deri të shtunën vonë, u bë e ditur për 11 të vdekur dhe 21 të lënduar. Gjithashtu u raportua se katër të tjerë mund të jenë nën rrënoja. Policia e Patrullës ka publikuar një video të minutave të para pas granatimeve të djeshme ruse të Slovyanskut.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll