Bota

'Arrestimi' i Valdrin Sahitit në Turqi, Presidenca: Pasaporta diplomatike iu dha nga qeverisja e kaluar

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin.

15 Prill 2023, 22:35 Nga I.A
'Arrestimi' i Valdrin Sahitit në Turqi, Presidenca: Pasaporta
Vjosa Osmani

KOSOVË- Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me pasaportën diplomatike që posedon dizajneri Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin. Ai ka shtuar se këto pasaporta janë dhënë gjatë qeverisjes së kaluar.

Postimi i Plotë:

Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke. Megjithatë Sahiti është lajmëruar nga Dubai, derisa avokati i tij Besnik Berisha ka mohuar gjitha raportimet dhe ndërlidhjen e Sahitit me situatën në Turqi. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.

Në media u raportua disa ditë më parë se Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi iu gjend një sasi droge. Këto akuza i ka hedhur poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

valdrin sahiti

Sondazh

Poll