Bota

​Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit vdekjeprurës, qytetarët dy zgjidhje, largimi ose pasojat e shkatërrimeve

Që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se një shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve, sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë.

15 Prill 2023, 22:50 Nga I.A
​Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit
Vullkan

KOLUMBI- Qindra familje në Kolumbi po përballen me një zgjedhje: të braktisin shtëpitë, ose të përballen me shkatërrimin e një shpërthimi vullkanik të parashikuar në javët e ardhshme. CNN shkruan se vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985.

Që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se “jë shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve, sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë. Qyteteve dhe fshatrave përreth malit u është kërkuar të evakuohen, autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë.

vullkan ne kolumbi

Sondazh

Poll