Bota

Abazoviç: Ish-presidenti Gjukanoviç ishte piramida e kontrabandës

Sidoqoftë, ai tha se Mali i Zi është shtet që vepron dhe di të sigurojë vetën, duke thënë se është krenar për atë që ka arritur ky vend në dy vitet e fundit.

15 Prill 2023, 21:34 Nga I.A
Abazoviç: Ish-presidenti Gjukanoviç ishte piramida e
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se ka pasur përpjekje për ndërhyrje në këtë vend nga Rusia por edhe Serbia. Sidoqoftë, ai tha se Mali i Zi është shtet që vepron dhe di të sigurojë vetën, duke thënë se është krenar për atë që ka arritur ky vend në dy vitet e fundit.

Ai tha se tani në Mal të Zi flitet për paga e për ekonomi e jo për temat e mëparshme. Abazoviç tha se ka ardhur në pushtet me luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Në këtë drejtim janë bërë hapa shumë të mëdhenj, si lufta e kontrabandës me cigare. Sapo është thyer piramida e kontrabandës, është thyer edhe presidenti Milo Gjukanoviç," tha ai.

Abazoviç tha se asgjë nuk ka ndodhur keq në Mal të Zi që nga ardhja e tij në pushtet.

Përkundrazi, për dy vitet e  fundit ka më shumë investitorë, a ka ndërruar flamuri, apo është tërhequr njohja e Kosovës apo diçka tjetër, pra çfarë ka ndodhur? Asgjë, vetëm nuk ka monopol politik”, tha ai, duke shtuar se 771 euro është paga mesatare në Mal të Zi.

Ai tha se kjo është paga më e lartë në Mal të Zi, krahasuar me rajonin.

Mali i Zi është shtet 1 mijë vjeçar dhe shtet i lumtur që ka multi kulturizëm dhe çdo ditë është më i fuqishëm në çdo aspekt”, tha ai.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll