Bota

Abazoviç: Demarkacioni s’`është diskutuar, për ne është punë e kryer

I pyetur për demarkacionin, Abazoviç ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.

15 Prill 2023, 20:58 Nga I.A
Abazoviç: Demarkacioni s’`është diskutuar, për ne
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministër në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë. Në ditën e fundit të vizitës, Abazoviç ka dhënë një intervistë të gjatë në “RTK Prime ” ku ka folur për shumë tema.

Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite. I pyetur për demarkacionin, Abazoviç ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen. Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare.

"Për ne është punë e kryer", tha Abazoviç. 

dritan abazoviç

Sondazh

Poll