Bota

Aksident tragjik në Greqi/ 'Audi' me emigrantë të paligjshëm përplaset me një makinë, 4 të vdekur, 7 të plagosur

Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u nxorrën me shumë vështirësi nga forcat e zjarrfikëses, ndërsa 6 emigrantët e paligjshëm po trajtohen me plagë të rënda në spitalin e Aleksandoupolit.

15 Prill 2023, 14:32 Nga a.l
Aksident tragjik në Greqi/ 'Audi' me emigrantë të
Aksident në Greqi

GREQI- Një aksidentt tragjik është raportuar në Greqi. Mediat vendase shkruajnë një makinë tip 'Audi' të tranportonte emigrantë të paligjshëm në përpjekje për t'u larguar nga policia është përplasur me një makinë tjetër, e për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Egnatia Aleksandropolis-Komotini, rrugës për në Aleksandropolis. Gjithçka ka ndodhur kur 'AUDI A4' me gjithsej 10 persona, emigrantë të paligjshëm ka hyrë në kryqëzimin e Makrit në rrugën Egnatia për në Komotinë, por në drejtim të kundërt të qarkullimit.

Për pasojë, ai u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër që po shkonte drejt Aleksandropolisit. Drejtuesi grek i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë të EKAV-së në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Aleksandoupolis.

Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u nxorrën me shumë vështirësi nga forcat e zjarrfikëses, ndërsa 6 emigrantët e paligjshëm po trajtohen me plagë të rënda në spitalin e Aleksandoupolit.

aksident në greqi

Sondazh

Poll