Bota

Rjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Politikanët dhe mediat e djathta mbrojnë 21-vjeçarin Jack Teixeira: Ai zbuloi krimet!

Ata shprehen se, 21-vjeçari është arrestuar pasi ka publikuar krimet, ndërsa në Uashington të thuash të vërtetën është mëkat.

15 Prill 2023, 14:16 Nga a.l
Rjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Politikanët dhe mediat e
Jack Teixeira

SHBA- Politikanët dhe mediat e ekstremit të djathtë në SHBA kanë dalë në mbrojtje të 21-vjeçarit Jack Teixeira i cili akuzohet se publikoi informacionet konfidenciale nga Pentagoni. Ata shprehen se, 21-vjeçari është arrestuar pasi ka publikuar krimet, ndërsa në Uashington të thuash të vërtetën është mëkat, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai zbuloi krimet, prandaj është kriminel. Kështu funksionon Uashingtoni. Të thuash të vërtetën është i vetmi mëkat i vërtetë. Mediat e lajmeve po festojnë kapjen e djalit që u tha amerikanëve se çfarë po ndodh në të vërtetë në Ukrainë. Ata po e trajtojnë atë si Osama bin Laden, “udhëheqësi i ndjerë terrorist i al-Kaidës”, deklaroi komentatori i Fox Neës Tucker Carlson.

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll