Bota

Osmani pret në zyrë Abazoviç, në fokus dialogu dhe marrëveshja për shërbime ajrore

Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviç diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. 

15 Prill 2023, 13:33 Nga a.l
Osmani pret në zyrë Abazoviç, në fokus dialogu dhe
Dritan Abazoviç dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç . Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përshëndetur marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar dje. Ata kanë folur edhe për dialogun ku Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtar rreth zbatimit të marrëveshjes. 

Presidentja Osmani ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, megjithëse ka theksuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtar rreth zbatimit të Marrëveshjes dhe se është e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviç diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. 

dritan abazoviç vjosa osmani

Sondazh

Poll