Bota

Irani: Njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin shaminë do të dënohen

y paralajmërim mase vjen pasi numri i grave që kanë kundërshtuar kodin e detyrueshëm të veshjes së Iranit po rritet. Ato janë shfaqur të zbuluara në qendra tregtare, restorante, dyqane, rrugë dhe zona të tjera publike.

15 Prill 2023, 12:55 Nga a.l
Irani: Njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin
Iran

IRAN- Zëvëndësprokurori i përgjithshëm i Iranit the se njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin hixhabin do të ndiqen penalisht në gjykatat penale dhe nuk do të kenë të drejtë apelimi kundër asnjë dënimi. Ky paralajmërim mase vjen pasi numri i grave që kanë kundërshtuar kodin e detyrueshëm të veshjes së Iranit po rritet. Ato janë shfaqur të zbuluara në qendra tregtare, restorante, dyqane, rrugë dhe zona të tjera publike.

Policia iraniane të shtunën instaloi kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara.  Policia njoftoi planin javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Krimi i promovimit të zbulimit do të trajtohet në gjykatën penale, vendimet e së cilës janë përfundimtare dhe të paapelueshme," tha zëvendësprokurori i përgjithshëm Ali Jamadi.

Dënimi për krimin e promovimit dhe nxitjes së të tjerëve për heqjen e hixhabit është shumë më i rëndë se vetë krimi i heqjes së hixhabit, sepse është një nga shembujt e qartë të nxitjes së korrupsionit”, shtoi ai.

Ai nuk tha se cilat mund të jenë dënimet apo çfarë saktësisht nënkupton promovimi i zbulimit. Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr qafe mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit. Forcat e sigurisë shtypën me dhunë protestat pas vdekjes së saj.

iran

Sondazh

Poll