Sport

Ten Hag me dhimbje koke, krijohet ‘bollëk’ te mbrojtja e ‘Djajve të Kuq’...

Të dy të dëmtuarit të enjten, mbrojtësit e MU Lisandro Martinez dhe Raphaël Varane do të mungojnë përkatësisht, i pari deri në fund të sezonit, i dyti disa javë garë.

15 Prill 2023, 07:16 Nga DOSJA
Ten Hag me dhimbje koke, krijohet ‘bollëk’ te mbrojtja e

ANGLI - Manchester United e ka mësuar shprehen ‘kur të vjen e keqja hapi derën’. 

Klubi mancunian njoftoi të premten, se qendërmbrojtësi i tij argjentinas, Lisandro Martinez, kishte pësuar një frakturë në gishtat e këmbës një ditë më parë gjatë ndeshjes kundër Sevillas në Europa League dhe se ai do të mungonte për pjesën tjetër të sezonit. 

Partneri i tij në bosht, francezi Raphaël Varane, gjithashtu është dëmtuar dhe do të largohet edhe ai nga fusha për “disa javë”.

Martinez u dëmtua në minutën e 86-të të lojës dhe u desh të largohej nga fusha. Varane ishte larguar që në pjesën e parë, duke u zëvendësuar nga Harry Maguire.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll