Aktualitet

Vlerësimi i pronave/ Qeveria injoron kërkesën e 86 familjeve në Lundër, banoret paralajmërojnë protestë

Ata theksojnë se janë pronarë me dokumentacion të rregullt të truallit dhe se nuk janë njoftuar më herët rreth këtij vendimi. Banorët treguan se morën vesh rreth këtij projekti nëpërmjet nje VKM-jë, pa u njoftuar paraprakisht.

14 Prill 2023, 18:46 Nga A.B
Vlerësimi i pronave/ Qeveria injoron kërkesën e 86 familjeve
Banoret

TIRANË- Disa përfaqësues të 86 familjeve, banuesë ne zonën e Lundrës në Tiranë, kërkuan ditën e sotme para gjykatës një shpjegim nga qeveria për fatin e pronave të tyre. Sipas një VKM-je Nr. 808 dal në datën 12 dhjetor 2022, 100 mijë metra katrorë tokë në këtë zonë do të merren nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku do të përdoren për të  ndërtuar një kompleks sportiv.

Ata theksojnë se janë pronarë me dokumentacion të rregullt të truallit dhe se nuk janë njoftuar më herët rreth këtij vendimi. Banorët treguan se morën vesh rreth këtij projekti nëpërmjet nje VKM-jë, pa u njoftuar paraprakisht.

"Ne nuk jemi njoftuar paraprakisht, vetëm kur ka ka nxjerr kryeministri një VKM e kemi marrë vesh, për depot reserve të Lundrës ku do të bëhët një kompleks sportive.Ne këtë e kundërshtojmë sepse ajo pronë është e jona dhe kemi me letra dhe dokumeta të rregullta. Tani themi pse të bëhët në tokën tonë ky ambjent sportiv. Të gjithë pronarët atje kanë vila 1 mln euroshe dhe kryeministri të vejë ta ndërtojë kompleksin sportiv atje tek ‘Varri i Bamit’ ku jemi lagje të varfërish, mos të hedhi lekë atje tek vilat 1 mln euroshe të oligarkëve. Ne kemi pronat tona dhe do i kërkojmë deri në fund. Prona është e shenjtë."- tha një banore.

Një banore u shpreh se kjo është një vjedhje që favorizon oligarkët e pasur në kurriz të pronave të tyre.

"Ne këtë të drejtë kemi për ta kërkuar deri në Strasburg, prandaj kryeministri të mendohet mirë kur t’na marri pronën tonë dhe t’ua japi atyre. Kryeministri duhet të mbrojë qytetarët, ai e merr vetë pronën. Pse ia kemi dhënë votat atij në, që të na shërbej neve dhe jot ë na marri pronën dhe t’ia japi oligarkëve. Kjo është vjedhje ashiqare"

Gjithashtu lidhur me këtë problem ka folur edhe avokatja e cila mbron interesat e banorëve në gjykatë, Miranda Boçi.

"Unë jam paisur me prokurë nga fisi Teshja, që praktikisht janë trashgimëtarët e këtij trualli, brenda ish rezervave të shtetit të ndodhura në Lundër. Sipërfaqja totale është diçka mbi 100 mijmë metra katror. Që në momentin që jam paisur me prokurë kam ndjekur procedurën e privatizimit sepse të gjithë trashgimtarët Teshja janë të paisur me vendim që i njeh si pronar dhe i ka njohru tën drejtën e parablerjes për objektet që ka ndërtuat shteti mbi këtë truall. Aktualisht jemi në fazën që këtë të drejtë parablerje. Qeveria me anë të VKM-s Nr.808 e ka transferuar këtë pronë nga interesi i vetë tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e kompleksit sportive. Ligji në këtë rast thotë se nëse shteti në momentin kur nuk është më i detyruar për ta përdorur më këtë pronë (nuk do jenë më rezervat e shtetit aty), nuk mund ta tjetërsosh pa e kaluar njëhërë tek pronarët, gjë që shteti nuk e ka zbatuar"

banoret e lundres

Sondazh

Poll