Aktualitet

Pashkët sjellin emigrantët në Shqipëri/ Fluks në Kapshticë dhe Kakavijë, për 24 orë kanë hyrë 10 mijë emigrantë

Në të dyja anët e kufirit vijon fluksi i emigrantëve që vijnë në Shqipëri, duke shfrytëzuar pushimin me rastin e festës së Pashkëve.

14 Prill 2023, 17:40 Nga k.m.
Pashkët sjellin emigrantët në Shqipëri/ Fluks në
Pamje nga dogana

TIRANË- Radhë të gjata janë shënuar mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës. Në të dyja anët e kufirit vijon fluksi i emigrantëve që vijnë në Shqipëri, duke shfrytëzuar pushimin me rastin e festës së Pashkëve.

Por fluksi i ka detyruar që të kalojnë shumë kohë në radhë, edhe kësaj here për shkak të sporteleve të pakta që kanë qenë në dispozicion nga pala greke. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë ka patur një fluks prej rreth 5000 personash në hyrje të Shqipërisë dhe 4000 në dalje. E po ashtu, mbi 5000 qytetarë kanë hyrë edhe nga Kapshtica.

Por ndryshe nga Kakavija, në Kapshticë po punohet me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje.

festa e pashkeve

Sondazh

Poll