Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Fier

Ndërkohë që një tjetër ka rënë në pranga për dhunë në familje, pasi ka dhunuar vëllanë e tij.

14 Prill 2023, 13:20 Nga I.A
Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Fier
Policia

FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga për vjedhje. Ndërkohë që një tjetër ka rënë në pranga për dhunë në familje, pasi ka dhunuar vëllanë e tij. Po ashtu është shpallur një tjetër në kërkim për vjedhje . 

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se iu ka vjedhur celularët dhe shuma parash, 2 shtetasve; -A. P., 40 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, sende personale dhe një celular, në një banesë në Lushnjë.

Më datë 13.04.2023, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasi S. P., 55 vjeç, banues në Divjakë, se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i është vjedhur një shumë parash. Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit arrestohen 3 persona ne fier

Sondazh

Poll