Aktualitet

“Kam nevojë për kafe e qumësht”/ Shkatërrohet grupi që bëri 'namin' me kokainë gjatë pandemisë, 'malli' shpërndahej me biçikletë, furnizoheshin nga Shqipëria

Skuadra lëvizëse, e koordinuar nga prokurori Roberto Ceroni, me urdhër të gjyqtares për hetimet paraprake Maria Cristina Sarli ka arrestuar dymbëdhjetë persona ditët e fundit, shtatë shqiptarë, katër tunizianë dhe një algjerian, të gjithë burra nga 32 deri në 52 vjeç. Dhjetë prej tyre ndodhen në burg ndërsa për dy të tjerë u vendos detyrim paraqitje, më konkretisht për një shqiptar, 39 vjeç dhe një tunizian, 40 vjeç.

14 Prill 2023, 11:53 Nga F.M
“Kam nevojë për kafe e qumësht”/ Shkatërrohet
Karabinierët

ITALI- “Më sill 10 euro për pazarin?”; “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Këto janë bisedat që zhvillpoheshin mes anëtarëve të grupit kriminal që ushkatërrua gjatë periudhës së pandemisë në Itali. Porosia për kokainën bëhej përmes mesazheve dhe dorëzimi bëhej në shtëpitë e klientëve.

Kjo gjë bëri që biznesi i kokainës të lulëzonte gjatë pandemisë, pasi kontrollet në rrugë ishin eliminuar dhe qytetarët lëviznin me autorizime.

Tani “ky biznes” është çmontuar. Skuadra lëvizëse, e koordinuar nga prokurori Roberto Ceroni, me urdhër të gjyqtares për hetimet paraprake Maria Cristina Sarli ka arrestuar dymbëdhjetë persona ditët e fundit, shtatë shqiptarë, katër tunizianë dhe një algjerian, të gjithë burra nga 32 deri në 52 vjeç.

Dhjetë prej tyre ndodhen në burg ndërsa për dy të tjerë u vendos detyrim paraqitje, më konkretisht për një shqiptar, 39 vjeç dhe një tunizian, 40 vjeç.

Ata akuzohen për trafik droge; episodet e diskutueshme janë më shumë se njëqind, duke përfshirë dhe rrëmbime. Të gjitha episode në të cilat janë përfshirë anëtarët e grupit, janë zhvilluar midis shkurtit dhe korrikut 2020.

Referenca kryesore për furnizimin e përgjithshëm do të ishte 47-vjeçari shqiptar me iniciale A.G., i mbrojtur nga avokati Matteo Murgo.

Sipas gjyqtarit ai ishte ‘koka’ e rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve, kryesisht kokainë dhe heroine. Ai merrte vazhdimisht ngarkesa të reja, i ripaketonte ato dhe kryente personalisht dërgesat në një rreth të vogël shpërndarësish të besuar.

Ky ishte një lloj shërbimi taksi për drogën. Në shumë raste, dërgimin e bënte me biçikletë duke eliminuar kështu tërheqjen e vëmendjes së autoriteteve.

Në shtëpinë e tij, në momentin e arrestimit, u gjetën pajisje për identifikimin e mikrocipeve GPS-ve apo përgjuesve ambientalë, për të shmangur përgjimet.

Por, përgjimet, pavarësisht masave të marra nga shqiptari, janë kryer dhe bënë të mundur sekuestrimin e sasive të konsiderueshme droge.

Përcaktuese ishte edhe përfshirja e hetuesve në sistemin e enkriptuar të komunikimit Encrochat. Kokaina, siç u zbulua, dërgohej në Itali nga një shpërndarës droge i paidentifikuar me bazë në Shqipëri, i quajtur ‘Pelo’. Në total u sekuestruan 4 kg kokainë e heroine si dhe 19 mijë euro, të fshehura në garazhin e banesës së 47-vjeçarit shqiptar.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll