Aktualitet

Vjedhje dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, arrestohen dy persona në Elbasan

Në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçar administrator i një firme ndërtimi, i cili është kapur në flagancë nën akuzën 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Administratori është arrestuar nga policia pasi gjatë procesit të punës një punëtor është dëmtuar nga duart. 

14 Prill 2023, 11:45 Nga f.i
Vjedhje dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, arrestohen
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Policia e Elbasanit ka arrestuar një 66-vjeçar, i cili është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale 'vjedhje'. Në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçar administrator i një firme ndërtimi, i cili është kapur në flagancë nën akuzën 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Administratori është arrestuar nga policia pasi gjatë procesit të punës një punëtor është dëmtuar nga duart. 

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin K. B., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja".

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 2 persona

Sondazh

Poll