Bota

Hetimet për Trump/ Ish-ministri i Ukrainës kundërshton pretendimin e Bidenit

27 Shtator 2019, 16:07 Nga DOSJA
Hetimet për Trump/ Ish-ministri i Ukrainës kundërshton

SHBA- Ish-Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit amerikan Donald Trump për shkarkimin e ish-kryeprokurorit Viktor Shokin.

Trump ka pohuar pa publikuar prova, se heqja dorë ishte për një hetim mbi një firmë ku punonte djali i ish-Zëvendës Presidentit Joe Biden.

Klimkin ka thënë për BBC-në se Shokin u shkarkua për shkak të korrupsionit sistemik.

Trump po përballet me procedurat e fajësimit se ka nxitur Ukrainën të hetojë Biden, rivalin e tij kryesor për presidencën.

Ndërkohë u zbulua nga mediat amerikane se personi informues, ankesa e të cilit çoi në hetimin për fajësimin eTrump, ishte një oficer i CIA-s që dikur punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Treqind ish-zyrtarë të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së kanë nënshkruar një letër që mbështesin  fajësimin e Trump.

Ata e përshkruajnë veprimin e Trump-it si një shqetësim të sigurisë kombëtare dhe thonë se ai duket se ka kryer një abuzim të pakonkurueshëm të pushtetit.

Presidenti amerikan ka hedhur poshtë procedurat e fajësimit duke e quajtuar një “gjueti shtrigash”.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota biseda telefonike joe biden oficer i cia-s trump biseda telefonike joe biden oficer i cia-s trump

Sondazh

Poll