Art&Argëtim

Universiteti i Edinburgut akuzohet për racizëm, pas konferencës për barazi humane

28 Shtator 2019, 13:25 Nga DOSJA
Universiteti i Edinburgut akuzohet për racizëm, pas konferencës

ANGLI – Universiteti i Edinburgut organizon këtë fundjavë një event, ku do të mbahet një konferencë, e cila i ndalon njerëzit e bardhë për të bërë pyetje gjatë kësaj konference, ata mundet vetëm të qëndrojnë në sallë dhe të dëgjojnë.

Eventi i quajtur ‘ T’i rezistosh bardhësisë në 2019’ është konsideruar tmerrësisht rracist, dhe për këtë arsye universiteti është hedhur në gjyq dhe akuzohet për rracizëm.

Qëllimi i universitetit për organizmin e këtij eventi, siç ata janë shprehur është që zëri i njerzëve me ngjyrë të mos shtypet dhe të dëgjohet më shumë, duke i dhënë këtyre njerzëve nje platformë tërësisht të tyren për të folur.

Kryetari i këtij eventi tha se kjo është edhe arsyeja se përse mikrofoni nuk do i jepet njerzëve të bardhë, jo se ata nuk kanë se çfarë të thonë, por se e gjithë ideja është që të dëgjohet më shumë zëri i njerzëve me ngjyrë.

Eventi do të jetë i ndarë në dy pjesë, dhe në njërën prej këtyre pjesëve njerëzit e bardhë nuk do të lejohen të hynë.

Kjo është e papranueshme për disa studente dhe jo vetëm, të cilët kanë vendosur ta hedhin universitetin në gjyq, dhe të ndalojnë jo vetëm këtë event, por edhe eventet përsëritëse pas tij.

Hyrja për ne event kushton 20 dollarë, dhe zgjat për gjithë ditën.

Burimi: Daily mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete angli edinburg rracizem angli edinburg rracizem

Sondazh

Poll