Art&Argëtim

Njihuni me luginën e Kirit, bukurinë e virgjër të trojeve shqiptare

28 Shtator 2019, 12:49 Nga DOSJA

SHKODËR- Lugina e lumit të Kirit, gjendet pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të fshatit të Dukagjinit.

E njohur vetëm për banorët e zonës, dy vitet e fundit lugina e Kirit ka filluar të tërheqë turistë vendas dhe të huaj, të cilët mrekullohen nga bukuria natyrore e kësaj lugine.

Pastërtia kristal e ujit të lumit, ajri i freskët i maleve dhe pyjet që e rrethojnë atë, e bëjnë këtë vend tërësisht përrallor, dhe vendin ideal për një fundjavë relaksi larg zhurmës.

Nga lugina mund të dallohen shtëpizat e fshatit Prekal, pamje kjo që i jep lumit një shije tradicionale antike shqipëtare.

Lugina e lumit të Kirit, u braktis nga banorët që jetonin në të, të cilët pas viteve 90 u shpërngulën në Shkodër.

Në vitin 2010  bashkia e Shkodrës rregulloi rrugën duke e shtruar atë me asfalt, kjo e bëri më të lehtë udhëtimin për turistët, dhe gjetjen e këtij vendi mahnitës.

Në rrjedhjen e lumit të Kirit, gjenden peshq të ndryshëm njëri prej të cilit është edhe trofta.

Vizitorët kanë mundur të lahen dhe njëkohësisht të prekin troftat të cilat notojnë aty pranë.

Troftat mbahen për përzgjedhien e vëndeve të pastra për të krijuar habitatin e tyre, dhe kjo është një shenjë tjetër treguese për pastërtinë e ndodhur në lumin e Kirit.

Burimi:GoPro Shkodra

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture lugina e kirit perla turistike shkoder lugina e kirit perla turistike shkoder

Sondazh

Poll