Art&Argëtim

‘The Simpsons’ kanë parashikuar edhe Greta Thunberg, videoja që po bën xhiron e rrjetit

28 Shtator 2019, 08:03 Nga DOSJA
‘The Simpsons’ kanë parashikuar edhe Greta Thunberg, videoja

SHBA– Seriali i fashëm “The Simpsons” ka parashikuar përsëri të ardhmen, pasi në vitin 2007, Lisa Simpson mbante një fjalim të gjatë para turmës njësoj si Greta Thunberg.

Të hënën më 23 shtator, Thunberg mbajti një fjalim emocionues në Kombet e Bashkuara, ku ajo u përball me liderët botërore për ndryshimin e klimës.

 

 

 

“Right here, right now is where we draw the line. The world is waking up. And change is coming, whether you like it or not.” My full speech in United Nations General Assembly. #howdareyou Swipe for full video->

A post shared by Greta Thunberg (@gretathunberg) on


Tani, në rrjet qarkullon një klip i Lisës nga filmi The Simpsons, e cila është në përpjekje për të shpëtuar Springfield nga rreziqet e katastrofës mjedisore.

Në një sekuencë, Lisa u mban një fjalim shokëve të saj të klasës për atë që mund të ndodhte me Springfield pas 50 vitesh nëse nuk bëhej diçka për ta ndryshuar realitetin.

Por kjo nuk është hera e parë që seriali i animuar ka parashikuar të ardhmen. Risjellim në kujtestë: zgjedhjen e Trump si presidenti i SHBA-ve, fundin e episodit të 5-të të Game of Thrones; Gjermania kampione bote në futboll etj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale greta thunberg lisa simpson the simpsons greta thunberg lisa simpson the simpsons

Sondazh

Poll