Art&Argëtim

Humbi 24 vite jetë, 72-vjeçari u fsheh në pyll pasi mendoi se kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij

28 Shtator 2019, 07:55 Nga DOSJA
Humbi 24 vite jetë, 72-vjeçari u fsheh në pyll pasi mendoi se

RUSI– Një burrë që besoi se vrau gruan dhe fëmijën e tij kaloi plotë 24 vjet duke jetuar me kafshët e egra, ku për pasojë humbi njërën këmbë.

Më shumë se dy dekada më parë, Nikolai Gromov pati një grindje me gruan e tij Lyubov Petrovna, dhe në tension e sipër ai sulmoi jo vetëm  gruan e tij, por edhe vajzën e gjashtë vjeçare, Elena.

Ai mbeti i vetëm dhe u fsheh në pyll më shumë se dy dekada.  Por në fakt gruaja dhe vajza e tij Elena nuk kishin vdekur, ato ishin dërgaur në spital për trajtim dhe më pas ishin transferuar në banesë  të re.

Ndërkohë Nikolai Gromovi u  zhduk në rajonin e Taigës ruse, ku besonte se policia nuk do ta gjente kurrë.

Në qershor të këtij viti, ku sot ai është bërë një  72-vjeçar, shihet që ka një dëmtim në këmbën e tij.

Këmba e tij duhej të trajtohej dhe kur mjekët e kuptuan se ishte i pastrehë, ata ngritën alarmin që të mund të merrte ndihmë dhe pension.

Por kur autoritetet kuptuan se kush ishte, ai u arrestua me një urdhër të jashtëzakonshëm për sulmin ndaj partneres dhe vajzës së tij.

Ish-gruaja e tij Lyubov edhe pse kaloi 24 vjet pa e ditur ku është burri i saj, nuk mundi ta zbulonte se ai jeton, pasi ajo vdiq aksidentalisht në një incident në banjo, në fillim të këtij viti.

Vajza e tij ndërkohë tani jeton në Novokuznetsk me burrin e saj, ku ka krijuar dhe familjen e saj, dhe thotë se nuk i intereson të ketë asnjë kontakt me Gromov, babain e saj.

Burimi: Twnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete  72-vjeçari rus lyubov nikolai gromov u fsheh 24 vjet ne pyll  72-vjeçari rus lyubov nikolai gromov u fsheh 24 vjet ne pyll

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shtator 2019, 17:38

10 filmat që duhet të shikoni gjatë muajit tetor!

ParazitNëse mendoni se nuk keni çfarë libri të lexoni, apo shikoni një film që vërtetë ja vlen për t’u parë, së shpejti këto 10 filma do të transmetohen ...