Bota

ME VIDEO/ Me bluzë gri dhe pantallona të kuqe, momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, i dyshuar për publikimin e 'sekreteve' të Pentagon

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, pak më parë e cilësoi këtë rrjedhje si një “vepër kriminale të paramenduar” dhe i referoi gazetarët, për më shumë sqarime, në Ministrinë e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts Merrick Garland më vonë tha se Teixeira u arrestua "pa incidente".

13 Prill 2023, 21:35 Nga a.l
ME VIDEO/ Me bluzë gri dhe pantallona të kuqe, momenti i arrestimit
Momenti i arrestimit të Jack Teixeira

SHBA- Me bluzë gri dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe, i rrethuar nga forca të armatosura, ky është momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira në banesën e tij në Dighton, Massachusetss ditën e sotme, si i dyshuar kryesor për publikimin e informacioneve nga dokumentet sekrete të Pentagon. 

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, pak më parë e cilësoi këtë rrjedhje si një “vepër kriminale të paramenduar” dhe i referoi gazetarët, për më shumë sqarime, në Ministrinë e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts Merrick Garland më vonë tha se Teixeira u arrestua "pa incidente", shkruajnë mediat e huaja. 

21-vjeçari i identifikuar fillimisht nga The New York Times është një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts dhe është i lidhur me një grup në internet ku dokumentet e zbuluara u shfaqën për herë të parë. Teixeira ishte udhëheqësi i një grupi të quajtur Thug Shaker Central, ku rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ndanin një dashuri të përbashkët për armët, racizmin dhe videolojërat. 

dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll