Bota

Dita e 12/ Ulet pjesëmarrja e protestuesve në Francë, sot 42 mijë francezë dolën në rrugët e Parisit

Rreth 42,000 protestues kanë dalë sot në rrugët e Parisit për shkak të reformave të planifikuara të pensioneve, një pjesëmarrje dukshëm më të ulët se demonstratat e javës së kaluar, kur mendohet se morën pjesë 57,000 njerëz. 

13 Prill 2023, 20:59 Nga a.l
Dita e 12/ Ulet pjesëmarrja e protestuesve në Francë, sot 42
Foto nga protesta në Francë

FRANCË- Rreth 42,000 protestues kanë dalë sot në rrugët e Parisit për shkak të reformave të planifikuara të pensioneve, një pjesëmarrje dukshëm më të ulët se demonstratat e javës së kaluar, kur mendohet se morën pjesë 57,000 njerëz. 

Më herët sot, sindikata e Konfederatës së Përgjithshme të Punës të vendit tha se 400,000 njerëz po protestonin në kryeqytet. 

Sot shënohet dita e 12-të të protestave mbarëkombëtare në Francë që nga fillimi i tyre në mes të janarit, kundër reformës për rritjen e moshës së daljes në pension. Të premten Këshilli Kushtetues do të marrë një vendim nëse do të anulojë ose jo propozimin për reformën. Policia është përleshur me protestuesit në të gjithë vendin, duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat. Një reporter lokal i lajmeve në qytetin francez të Lyon thuhet se ka pësuar një lëndim në kokë pasi është rrëzuar në tokë dhe është goditur me shkop në kokë.

protesta ne france

Sondazh

Poll