Aktualitet

Moti i keq në vend, anulohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari

Ndërsa tragetet nga Bari në drejtim të Durrësit do të nisen në orarin e caktuar.

13 Prill 2023, 20:43 Nga k.m.
Moti i keq në vend, anulohen lundrimet e trageteve të linjës
Foto ilustruese

DURRËS- Për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, janë anuluar lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari.

Tragetet do të nisen në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Kjo pasi sot, për shkak të motit të keq, dallgëzimi në det është 6-7 ballë me drejtim nga jugu.

Ndërsa tragetet nga Bari në drejtim të Durrësit do të nisen në orarin e caktuar. Në port, janë ankoruar edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat.

porti i durresit

Sondazh

Poll