Sport

Sonte, radha e çerekfinaleve të Europa League... United dhe Juventus më të uritur...

Pas Feyenoord - Roma, në mbrëmje do të luhen edhe tri duele në programin e tetë skuadrave më të mira të këtë event...

13 Prill 2023, 10:40 Nga DOSJA

Sonte, radha e çerekfinaleve të Europa League... United dhe Juventus

ZVICER - Futbollistët e Feyenoord dhe Roma do të hapin fazën çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Europa League (18:45), ndërsa në mbrëmje do të luhen edhe tri duele në programin e tetë skuadrave më të mira të këtë event.

Në njërën nga ato ndeshje, Juventus do të luajë kundër Sportingut në Torino (21:00) dhe që në minutën e parë me fanelën bardhezi duhet të jetë i pranishëm Filip Kostiç, i cili është lojtar standard i trajnerit Massimiliano. Skuadra e Allegrit do të ketë edhe Dushan Vlahovic, i cili tashmë thuhet se është gati për të gjithë ndeshjen.

Sulmuesi serb është gati dhe pas një kohe të gjatë, ‘Zonja e Vjetër’ do të mund të mbështetet tek ai për të gjithë 90 minutat, ashtu siç është gati edhe Paul Pogba,- tha Allegri para kësaj ndeshjeje.

Vlahovic ka luajtur për herë të fundit të 90 minutat në fushë, më 19 mars kundër Interit, prandaj rikthimi i tij në fushë është i një rëndësie kyçe për Juventusin, siç theksojnë mediat në Itali.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme çerekfinale për Europa League:

Sonte, radha e çerekfinaleve të Europa League... United dhe Juventus

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll