Sport

Koeman flet për sezonin e ‘blaugranëve’ dhe për rikthimin e Leo Messit!

Ronald Koeman, trajneri aktual i Holandës, është rikthyer të komentojë situatën e FC Barcelona dhe një rikthim të mundshëm të Lionel Messit.

13 Prill 2023, 07:42 Nga DOSJA
Koeman flet për sezonin e ‘blaugranëve’ dhe për

SPANJE - Ronald Koeman më në fund është kthyer në fillim! Duke u larguar nga kombëtarja holandeze në verën e vitit 2020, për të realizuar ëndrrën e tij për të drejtuar Barcelonn, nga ku u shkarkua përfundimisht një vit e gjysmë më vonë. 

Që nga kthimi në trajner të ‘portokallinjtë’, me të cilët misioni i tij primar do të jetë kualifikimi në Euron e ardhshme, ai iu rikthye lajmeve të ish-klubit të tij. “Tashmë e kam thënë atë që mendoj, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Barça vazhdon dhe unë vazhdoj jetën time. Dëmi zbehet me kalimin e kohës”.

Koeman është shprehur pro rikthimit të Messit!

"Messi është lojtari më i mirë në botë, kushdo që mund ta ketë do të jetë më i fortë. E kam përjetuar largimin e tij shumë nga afër dhe ishte një ditë shumë e keqe. Kur e shoh Leon me një fanelë tjetër, gjithmonë ndihem i çuditur. Nuk e di se çfarë mendon Leo. Unë jam në favor që Messi të jetë lojtar i Barçës",- tha ai përpara se të përfundonte për ‘çështjen’ Negreira:

"Kjo ndikon jashtëzakonisht shumë në imazhin e klubit. Unë vërej në Holandë që njerëzit tani mendojnë ndryshe. Barça ka humbur imazhin e saj. Nuk e ndihmon. Nuk mund të komentoj më tepër, sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll