Sport

Probleme për Man.United, Ten Haag humbet Rashford për ndeshjen me Sevillan...

“Pas ekzaminimeve shtesë u konstatua se Marcus Rashford do të mungojë edhe disa ndeshje të tjera, por pritet që të jetë gati në fund të sezonit”

12 Prill 2023, 20:55 Nga DOSJA

Probleme për Man.United, Ten Haag humbet Rashford për ndeshjen me

ANGLI - Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, ka pësuar një dëmtim pak ditë më parë, i cili do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë. Ai u zëvendësua në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Evertonit (2-0) dhe më pas dukej se nuk ishte asgjë serioze. 

Por nuk ishte kështu. Eshtë vërtetuar se ai do të duhet të pushojë për një periudhë të caktuar dhe është e sigurt që do të mungojë në ndeshjen me Sevillan në Europa League.

“Pas ekzaminimeve shtesë u konstatua se Marcus Rashford do të mungojë edhe disa ndeshje të tjera, por pritet që të jetë gati në fund të sezonit. Mungesa e lojtarit të kombëtares angleze nga fusha është një zhgënjim i madh për ekipin tone, pasi Rashford shënoi 28 gola në të gjitha kompeticionet", është shprehur Manchester United në një deklaratë për shtyp.

Probleme për Man.United, Ten Haag humbet Rashford për ndeshjen me

Kujtojmë se ndeshja e pare çerekfinale mes Manchester United dhe Sevilla-s për Europa League është planifikuar për të enjten në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll