Aktualitet

Vari veten me kabullin e televizorit, shqiptari nga Lushnja vdes në burgun e Greqisë

27 Shtator 2019, 21:03 Nga DOSJA
Vari veten me kabullin e televizorit, shqiptari nga Lushnja vdes në burgun

TIRANË– Një tjetër shqiptar ka vrarë veten në burgun e Koridallos në Greqi. Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se një shqiptar ka varur veten në qelitë e këtij burgu famëkeq.

Sipas Zinxhirisë, shqiptari është më irgjinë nga Lushnja dhe ishte dënuar për vrasje. Lajmi i keq është bërë me dije nga të burgosurit e tjerë në këtë burg, të cilët kanë gjetur shqiptarin të varur.

“Për 2019 jane shenuar deri me sot 9-të vdekje ne burgjet e Greqise dhe vdekja e sotme eshte rasti i katert ne kete burg te Athines,”– shkruan Zinxhiria më tej duke renditur edhe shqiptarët e tjerë që janë vrarë ose vetëvrarë në këtë burg.

Statusi i gazetarit Shpëtim Zinxhiria

Shqiptari var veten me litar, i denuar për vrasje

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në burgun Koridallo. (rastet

gjendet i varur ne qeline e tij ne burgun Koridallo nje shqiptar nga lushnja. Informacioni na vjen nga te burgosurit e tjere që bejne fjlë se ai ishte i vetem ne qeli dhe i ka dhene fund jetes se tij me kabllin e televizoritduke varur veten te dera e qelise.

Për 2019 jane shenuar deri me sot 9-të vdekje ne burgjet e Greqise dhe vdekja e sotme eshte rasti i katert ne kete burg te Athines.

ja rastet !

14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.

27/01/2019 Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike.

15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.

27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.

1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.

6/07/2019 gjendet i vdekur ne burgun e Patres 55 –vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite qe qendronte ne burg me akuzën per trafik droge.

19/07/2019 Gjendet i vetvarur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”

Numri i vrasjve apo i vetëvrasjeve ka shkuar deri tani ne 14 të tilla për 2019

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shpëtim zinxhiria vdes shqiptari ne koridalo vetevaret shqiptari ne burgun e koridallos greqi shpëtim zinxhiria vdes shqiptari ne koridalo vetevaret shqiptari ne burgun e koridallos

Sondazh

Poll