Sport

KONFLIKTI! Cassano i rikthehet ‘luftës’ me Mourinhon, nuk le gjë pa thënë për të...

Ngrihen tonet e konfliktit mes ish-lojtarit dhe trajnerit. “Ai e di se ku mund t’i vendosë trofetë...”, ironizon italiani

12 Prill 2023, 19:53 Nga DOSJA

KONFLIKTI! Cassano i rikthehet ‘luftës’ me Mourinhon, nuk le

ITALI - Tashmë po bëhet një telenovelë e vërtetë. 'Argumenti' mes Antonio Cassano-s dhe José Mourinho-s ka edhe një episod, të diskutueshëm si të tjerët. Këtë herë, topi u hodh në krah të ish-lojtarit, i cili në BoboTv përsëriti versionin e tij të episodit me Marko Livaja, për të cilin kishte folur Mou, duke i hedhur më shumë shigjeta trajnerit portugez.

“Betohem që në 18 vite karrierë nuk jam marrë kurrë me askënd, edhe pse kam luftuar me të gjithë: presidentë, futbollistë, punëtorë, madje i kam hequr një televizor një drejtori, por asnjëherë nuk kam jam tërhequr”, tha ai, duke mos i shpëtuar temës së palltos që tashmë trajneri i Romës kishte përmendur .

“A ju kujtohet xhaketa në Madrid? Unë kisha edhe dy orë, katër unaza, flokë të turpshëm, më thoshin “Gordito” se isha i shëndoshë. Isha 23 vjeç, më çuan në ‘Galacticos’ dhe kjo do të thoshte se isha një fenomen. Shkova atje, por bëra gabimet e mia. Ata e kujtojnë atë (Mourinhon) në Madrid sepse ai luajti futboll të tmerrshëm dhe e larguan. Ndërsa unë kam lënë diçka në zemrat e tifozëve ku kam luajtur. Nuk kam folur kurrë keq për njeriun Mourinho, nuk e njoh dhe nuk e gjykoj si person. Do vazhdoj ta kritikoj në nivel futbolli. Ai e di ku mund t’i vendosë trofetë që ka fituar. A e keni vënë re ku..."

KONFLIKTI! Cassano i rikthehet ‘luftës’ me Mourinhon, nuk le

Dhe Cassano vazhdon me një goditje të re: "Ai nuk do t'i arrijë kurrë këpucët e Guardiolës, që është fenomen dhe kjo është e keqe. Kur të dalë në pension, njerëzit nuk do ta kujtojnë pas tre ditësh. Lë vetëm luftëra dhe polemika, kurrë nuk i dha vlerë një lojtari. Ai duhet të ndjekë shembullin e Spallettit, apo De Zerbit (aktualisht te Brighton), futbolli i të cilëve është spektakolar. Unë nuk e gjykoj atë si person, por si trajner ai është zero, ai ka qenë në ngecje prej 30 vitesh lojë, komunikim, gjithçka. Në Itali janë të gjithë lajkatarë me Mourinhon, nuk kanë personalitet. Askush nuk di si të përballet me të, por me mua është ndryshe".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll