Mbyllen aplikimet për subvencionet dhe naftën falas në bujqësi, AZHBR: Aplikuan 68,500 fermerë, kryeson qarku i Fierit
Foto Ilustruese TIRANË- Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Në total s...
Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa. Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.
TIRANË- Qeveria e Kosovës ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset. Vlera totale e mjeteve është 5.5 milionë euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka prezantuar dhe ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset.
Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa. Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.
“MFPT sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.2 të pakos për ringjalle ekonomike, përkatësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financa. Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me fondin kosovar për garanci kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, ka thënë zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi.
Sipas tij këto mjete ndahen në kuadër të bashkëpunimit me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Vendimi u miratua me të gjitha votat pro.
Qeveria po ashtu ka ndarë 287 mijë euro për deputetët e legjislaturës së vitit 1990, të cilat do të ndahen proporcionalisht.
“I kemi ndarë 287 mijë euro, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve, konform gazetës zyrtare të 2 korrikut 1990. Nëse përfituesit ka vdekur, kompensimi do t’i takojë bashkëshortit/bashkëshortës, fëmijët deri në 18 vjeç apo fëmijët që janë në studime deri në 26 vjeç”.
Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2022.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Në total s...
Foto Ilustruese TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar që të bëhet rivlerësim për procedurën e prok...
Foto Ilustruese TIRANË- Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë më mbi 8.9 për qind du...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si shtetet më t&e...
Enio Jaço TIRANË- Nga Enio Jaço Për katër vite me radhë, Dhoma Amerikane dhe dhomat e tjera të huaja në Shqip...
Foto Ilustruese TIRANË- Kompanitë e sigurimeve paguan 128 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë euro në dy muajt e parë t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10 vjeçare pësoi një tjetër rënie të fortë në ankandin e k&e...
Mbretëri e Bashkuar TIRANË- Mbretëria e Bashkuar është bërë destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë, sidomos t&...
Foto ilustruese Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023. Nga 2.5% q&...
Grafiku TIRANË- Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Moned...