Art&Argëtim

Në studio ikin dritat, ngec Fevziu/ Incidenti në debatin Nano-Berisha, kryeministri: Ne socialistët bëjmë edhe jetë nate

28 Shtator 2019, 06:35 Nga DOSJA
Në studio ikin dritat, ngec Fevziu/ Incidenti në debatin Nano-Berisha,

TIRANË– Ditën e sotme në rubrikën “Dikur” do të shkojmë pas në kohë, më 31 janar të vitit 2002, në debatin e famshëm të Nanos dhe Berishës. 

Të ftuar në “Opinion” që drejtohej nga Blendi Fevziu, dy nga personazhet më me influencë të politikës shqiptare u përballën me njëri-tjetrin. Por takimi i tyre nuk mbeti pa incidente. 

Teksa kryeministri i asokohe, Fatos Nano fliste lidhur me aktualitetin politik, dritat në studio ikin duke shkaktuar të qeshura tek lideri i opozitës Sali Berisha. 

Për të parë momentin klikoni në minutën e 25 të videos

BISEDA NË STUDIO: 

Fatos Nano: E kam fjalën për stabilitetin e shoqërisë, jetës ekonomike, qetësisë së njerëzve, vazhdimit të segementeve të jetës, investimit, qejfit, pavarëisht nga kriza…*fiken dritat* energjitike.

Blendi Fevziu: Besoj jemi në transmetim? Po? Po.

Fatos Nano: Pra pavarësisht nga black-outet apo kriza e qeverisë që ndodhin herë pas here.

Blendi Fevziu: Që ndodhin herë pas here.

Fatos Nano: Të dyja kanë ndodhur

Sali Berisha: Terri është ky terri

Fatos Nano: Nuk është informativ kësaj radhe.

*ikin sërish dritat

Fatos Nano: Ne socialistët bëjmë edhe jetë nate por jo në studio, e kupton?

Megjithatë gjendja u stabilizua shumë shpejt dhe në studio vijoi debati, i cili u kurorëzua me një shtrëngim duarsh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur blendi fevziu debati nano-berisha fatos nano sali berisha blendi fevziu debati nano-berisha fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shtator 2019, 17:38

10 filmat që duhet të shikoni gjatë muajit tetor!

ParazitNëse mendoni se nuk keni çfarë libri të lexoni, apo shikoni një film që vërtetë ja vlen për t’u parë, së shpejti këto 10 filma do të transmetohen ...