Aktualitet

'Molla' e sherrit një vajzë, zbardhen detaje nga plagosja në Pogradec, 18-vjeçari niset drejt Traumës

19-vjeçari ka kapur motrën e tij duke folur me 18-vjeçarin me iniciale R.P, në rrjetet sociale.

12 Prill 2023, 15:23 Nga I.A
'Molla' e sherrit një vajzë, zbardhen detaje nga plagosja
Trauma

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga plagoosja me thikë në Pogradec ditën e sotme. Mësohet se 'molla' e sherrit mes dy të rinjëve është motra e njërit prej tyre. 19-vjeçari ka kapur motrën e tij duke folur me 18-vjeçarin me iniciale R.P, në rrjetet sociale.

Por gjatë ditës së sotme, Hoxha ka shkuar në gjimnazin e tyre për të sqaruar muhabetin. Në këto momente një shok i 18-vjeçarit ka goditur me kasetë Hoxhën në kokë. Më pas Hoxha ka nxjerr thikën që ka qëlluar dy herë 18-vjeçarin. Ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

plagosje ne pogradec

Sondazh

Poll