Aktualitet

Aksident në Tiranë, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat ndarëse të trafikut

Ky nuk është i vetmi incident me urbanët pasi pak ditë më parë, ai i linjës së 'Institutit' mori flakë teksa ishte në ecje e sipër.

12 Prill 2023, 14:31 Nga A.B
Aksident në Tiranë, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat
Aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Urbani i linjës së 'Kamzës', ka dalë nga rruga e ka hypur mbi bordurat ndarëse të trafikut. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Siç shihet në foto, faturino ka dalë nga urbani e po shikon dëmet që mund të ketë marrë mjeti. Ky nuk është i vetmi incident me urbanët pasi pak ditë më parë, ai i linjës së 'Institutit' mori flakë teksa ishte në ecje e sipër.

Urbanët e Tiranës janë përfshirë në shumë aksidente, ku më i rrezikshmi ishte ai pranë parkut Rinia, ku një urban “green” mori disa makina para dhe la shumë persona të lënduar./Dosja.al

aksidentohet urbani

Sondazh

Poll