Aktualitet

Aksion kundër trafikut të drogës në Malaga, zbulohet klani shqiptar "Farruku", priten të arrestohen 20 persona

Në operacionin e zhvilluar sot pritet të arrestohen rreth 20 persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

12 Prill 2023, 13:49 Nga A.B

Aksion kundër trafikut të drogës në Malaga, zbulohet klani

SPANJË- Një megaoperacion i zhvilluar nga më shumë se 250 agjentë të Gardës Civile, ka zbuluar dy tonë kokainë në portin e Algeciras. Operacioni i madh kundër trafikut të kokainës ndërkombëtarisht, nisi në disa provinca spanjolle, përfshirë Malagën, raportojnë mediat e huaja. 

Avokati nga Malaga Juan Fernández është një nga personat e arrestuar gjatë operacionit.

Pas kontrolleve, agjentët kanë bërë çmontimin e klanit shqiptar Farruku, kreu i të cilit Kreshnik Farruku është objektivi kryesor i hetimit.

Aksion kundër trafikut të drogës në Malaga, zbulohet klani

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar  për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis.

Në operacionin e zhvilluar sot pritet të arrestohen rreth 20 persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.

Kush është Kreshnik Farruku?

Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës./Dosja.al

kreshnik farruku juan fernández

Sondazh

Poll