12 Prill 2023, 14:25
Nga A.B
Kostantinos Zervas
TIRANË- Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas ka zbuluar se ka origjinë shqiptare. Teksa ishte në një intervistë në emisionin “Downtown” Zervas, theksoi se në Ballkan të gjithë kanë rrënjë të përbashkëta, duke pranuar më tej se gjyshja e nënës së tij ka lindur në qytetin e Korçës. Po ashtu, ai pranoi se në Bashki ka të punësuar shumë shqiptarë, rreth 4 mijë.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa Agolli: A keni punësuar të rinj shqiptarë në Bashki?
Kryebashkiaku i Selanikut: Janë të shumtë shqiptarët që punojnë, rreth 4.000 të punësuar që ka Bashkia e Selanikut, bashkia e dytë më e madhe në vend. Për fat të keq shumica nuk janë të rinj, sepse për shkak të krizës financiare nuk kemi pasur shumë rekrutime në 12 vitet e fundit. Por e di mirë që janë shumë të rijnë që punojnë me biznese. Ata merren me zhvillimin e qytetit tonë dhe kanë projekte shumë të rëndësishme në qytetin tonë.
Ilnisa Agolli: Dëgjoni zoti Zerva. Unë kam dëgjuar diçka rreth origjinës suaj. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por thonë se origjina juaj është nga Shqipëria?
Kryebashkiaku i Selanikut: E dini që në Ballkan kemi rrënjë të përbashkëta, në kuptimin që kur Ballkani ishte një hapësirë lëvizëse, kur ishte një hapësirë më e gjerë për kombet e ndryshme, gjyshja e nënës sime kishte lindur në Korçë. Ishte me origjinë greke dhe është vendosur në manastirin që sot quhet Bitola. Atje kishte takuar stërgjyshin tim. Atje lindi babai i mamasë sime dhe pas disa viteve, në 1912 u transferua në Selanik ku lindi nëna ime.
kostantinos zervas
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:07
A.B
Izet Haxhia
TIRANË- Tentohet të helmohet në burgun e Reçit, Izet Haxhia. Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë të ditur...
Aktualitet
12 Prill 2023, 14:00
I.A
Zjarr
POGRADEC- Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se vatrat e zjarrin kanë rënë ...
Aktualitet
12 Prill 2023, 13:49
A.B
SPANJË- Një megaoperacion i zhvilluar nga më shumë se 250 agjentë të Gardës Civile, ka zbuluar dy tonë kokainë n&...
Aktualitet
12 Prill 2023, 13:08
f.i
Farat e sekuestruara nga policia
SHKODËR- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap në flag...
Aktualitet
12 Prill 2023, 13:13
I.A
Policia
POGRADEC- Një sherr mes dy moshatarëve ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se një 19-vjeçar ka ...
Aktualitet
12 Prill 2023, 12:14
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme dhënë masën e sigurisë për Jetmir Kaloshin, të cilit iu gjetën 8 pistol...
Aktualitet
12 Prill 2023, 12:09
I.A
Qeveria Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka miratuar datën 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksua...
Aktualitet
12 Prill 2023, 11:51
F.M
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Eral Myftaraj
TIRANË- Eral Myftaraj ka rrëfyer para grupit hetimor se është takuar disa herë me p...
Aktualitet
12 Prill 2023, 11:37
F.M
I riu
TIRANË- Një i ri ka vendosur të sfidojë vdekjes përmes manovrave duke lënë makinën të udhëtojë...
Aktualitet
12 Prill 2023, 11:31
F.M
Ambulanca
ELBASAN- Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Mësohet se i mi...