Bota

Sulmohet gazetari Valon Syla

Si pasojë e sulmit të ndodhur, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. 

11 Prill 2023, 23:30 Nga k.m.
Sulmohet gazetari Valon Syla
Valon Syla

PRISHTINË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Si pasojë e sulmit të ndodhur, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. 

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit "Pressing" në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dijet se tre personat që e kanë sulmuar, e kanë ndjekur teksa po kthehej në shtëpi. 

E më pas, janë hedhur në aksion duke e sulmuar para një lokali. Hetimet kanë nisur por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin. 

valon syla

Sondazh

Poll