Bota

Një serb i plagosur në veriun e Kosovës, Policia jep DETAJE: Pezullohen 4 efektivë

Policia ka bërë me dije se hetimet lidhur me ngjarjen ende vazhdojnë.

11 Prill 2023, 22:12 Nga k.m.
Një serb i plagosur në veriun e Kosovës, Policia jep DETAJE:
Foto ilustruese

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka pezulluar nga puna katër pjesëtarë të saj, në kuadër te hetimeve rreth një incidenti në të cilin një pjesëtar i komunitetit serb mbeti i plagosur gjatë natës. Po ashtu, Policia ka bërë me dije se hetimet lidhur me ngjarjen ende vazhdojnë.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi nuk kishte raportuar lidhur me rastin,”- thuhet në njoftimin e Policisë në të cilin nënvizohet se masa e pezullimit u është shqiptuar edhe tre zyrtarëve të tjerë për përfshirje në këtë incident.

POSTIMI I PLOTË:

I plagosuri është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe është jashtë rrezikut.

plagosje ne veri te kosoves

Sondazh

Poll