Bota

Haradinaj: E shajmë Kurtin sa të doni, por marrëveshja me Serbinë është më e mira e mundshme

Ish-kryeministri i Kosovës tha se marrëveshjen nuk e ka shkuar vetë Kurti por ndërkombëtarët.

11 Prill 2023, 22:34 Nga k.m.
Haradinaj: E shajmë Kurtin sa të doni, por marrëveshja me
Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është më e mira e mundshme. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin "Rubikon", ish-kryeministri i Kosovës tha se marrëveshjen nuk e ka shkuar vetë Kurti por ndërkombëtarët.

“Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës,”- është shprehur Haradinaj.

Po ashtu, theksoi se në këtë marrëveshje nuk flitet për autonomi. Haradinaj tha se nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por e ka kapërdirë sepse ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare kur është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të,”- është shprehur ai. Gjithashtu, shtoi foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmojë Kurtin.

ramush haradinaj dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll