Bota

SKANDALI në Shkup! Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës kolegët shqiptarë i quan “shiptari”, kërkohet ndërhyrje

Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev, e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. 

11 Prill 2023, 17:37 Nga k.m.
SKANDALI në Shkup! Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës
Foto ilustruese

SHKUP- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti.

SKANDALI në Shkup! Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës

Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev, e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. 

“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare. Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe”.

Por çfarë do të thotë "shiptari"?

“Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Serbi, termi ‘shiptari’, ka një konotacion negativ, pasi lidhet me njerëz që janë primitiv dhe jo të civilizuar.

snezhana manev krenar lloga shkup

Sondazh

Poll