Bota

38-vjeçari kërkon të kthehet në burg: Qelia më e mirë se puna në komunitet

Që nga nëntori i vitit 2022, burri ka nisur punën në komunitetin e Brianza-s pasi dënimi me burg iu konvertua në shërbim social.

11 Prill 2023, 17:23 Nga k.m.
38-vjeçari kërkon të kthehet në burg: Qelia më e
Foto ilustruese

ITALI- Më mirë qelia sesa puna në komunitet. Sipas mediave italiane, një 38-vjeçar nga Brianza, i cili ishte arrestuar disa krime ka kërkuar që të kthehet në qeli pasi petendon se puna në komunitet ishte shumë stresuese për të.

Nuk na lënë të marrim frymë, qelia është më e mirë se gjithë ajo punë,”-tha ai. 

Që nga nëntori i vitit 2022, burri ka nisur punën në komunitetin e Brianza-s pasi dënimi me burg iu konvertua në shërbim social. Autoritetet italiane thonë se një masë e tillë synon riintegrimin social të të dënuarve.

Burri ishte arrestuar pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në maj 2019 në autostradën në drejtim të Milanos. Në këtë aksident vdiq një 22-vjeçar i cili në përpjekje për t'i shpëtuar përplasjes nga 38-vjeçari humbi jetën për vete. Edhe asokohe 38-vjeçari kishte kërkuar të vuante dënimin me burg në vend që të përfitonte nga mundësia e jetës në komunitet. Por ai në fillim u transferua në burgun e Monzës dhe më pas dënimi iu konvertua në punë në komunitet.

itali

Sondazh

Poll