Bota

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të emigracionit

Çështja do të diskutohet në kabinetin e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, i cili do të mblidhet pasditen e sotme.

11 Prill 2023, 16:37 Nga k.m.
Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të
Foto ilustruese

ITALI- Emigracioni po kthehet në një problem madhor në Itali. E gjithë çështja lidhet me rritjen e madhe të numrit të të ardhurve – sidomos ditët e fundit. Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare Nello Musumeci, qeveria miratoi gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut.

Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.

“Është e mundur të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme për emigracionin dhe refugjatët. Nuk mund të përballemi të vetëm me gjithë këtë realitet, strukturat që ekzistojnë janë të mbipopulluara dhe është e qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte marrjen e vendimeve të nevojshme,”- tha ministri italian përgjegjës për politikën detare, Nello Muzzumecchi.

Në total, fundjavën e kaluar roja bregdetare italiane dhe roja bregdetare e vendit shpëtuan në jug të Siçilisë, më shumë se dy mijë emigrantë dhe refugjatë. Të njëjtën ditë, një anije peshkimi shpëtoi të paktën 700 persona në bord.

emigracioni ne itali

Sondazh

Poll