Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Kushtetuese/ Shtyhet seanca për padinë e PD, Qeveria: Rushaj e Duma kanë ikur! Bardhi: Zvarritje për të fituar kohë

Sipas padisë ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë.

11 Prill 2023, 08:05 Nga A.B
Ndërtimet pa leje në Kushtetuese/ Shtyhet seanca për padinë
Gjykata dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në nisje të seancës, përfaqësuesja e Qeverisë ka kërkuar që kjo çështje mos të merret në shqyrtim me argumentin se PD nuk ka numrin e duhur të firmave, për shkak se Grida Duma dhe Alfred Rushaj, që kishin firmosur padinë, nuk janë më pjesë e PD-së.

Pas përfundimit të seancës, deputeti Gazment Bardhi u shpreh para mediave se pretendimi i Këshillit të Ministrave është absurd. Ai deklaroi se në momentin që ata kanë firmosur kërkesë padinë, Rushaj dhe Duma kanë qenë deputetë të grupit parlamentar. 

Në përfundim, u vendos që seanca e radhës të zhvillohet në 26 prill, në orën 10:00. 

Opozita e quajti shkelje të ligjit operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve, ndaj vendosi ta dërgojë në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit. Sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës.

PD kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Sipas padisë ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë./Dosja.al

gjykata kushtetuese ndertimet pa leje

Sondazh

Poll