Aktualitet

Kapja e pistoletave në Durrës/ Shoferi i furgonit FOLI, mbi pako ka një numër dhe një adresë. SPAK merr në dorë hetimet

Policia dhe SPAK, deri në këto momente po mbajnë të shoqëruar dhe ende nuk kanë arrestuar shofetin e furgonit Jetmir Koloshi, por gjithashtu është vendosur në kërkim të administratorit të kompanisë që kryen transportin e mallrave nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe.

10 Prill 2023, 22:15 Nga k.m.
Kapja e pistoletave në Durrës/ Shoferi i furgonit FOLI, mbi pako ka
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në dorë hetimin për kapjen e 8 pistoletave tip "Glock" në portin e Durrësit. Dy prokurorë të SPAK, aktualisht janë angazhuar për kryerjen e hetimeve të mëtejshme. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", pas marrjes së njoftimit nga SPAK se në port ishin kapur armë, hetuesit kanë ndërhyrë menjëherë pasi edhe më herët kanë pasur indikacione për trafikun e armëve. Indikacionet i kishin siguruar përgjimeve dhe informacioneve policore.

Policia dhe SPAK, deri në këto momente po mbajnë të shoqëruar dhe ende nuk kanë arrestuar shofetin e furgonit Jetmir Koloshi, por gjithashtu është vendosur në kërkim të administratorit të kompanisë që kryen transportin e mallrave nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe.

Sipas dëshmisë së shoferit Jetmir Koloshi, kutinë e kartonit ku u gjetën armët e zjarrit, e ka sjellë në pikën e grumbullimit një person i panjohur, duke i thënë që ta çonte tek një person në Angli. Po sipas këtij personi, brenda në kuti i kishte thënë se kishte ushqime për një mik familjeje. 

Në kuti është lënë shënim adresa e destinacionit dhe një numër telefoni pritës në Angli, mirëpo ekziston mundësia që të jenë falso dhe të mos i përkasin askujt. Në të kundërt tregojnë për destinacionin e armëve të zjarrit në vendin ishullor. Të dyja këto detaje janë duke u verifikuar tashmë.

furgoni me arme per angli

Sondazh

Poll