Aktualitet

“Tërhiqu nga tenderi ose të vrasim...”/ 3 të arrestuarit për kërcënimin ndaj biznesmenit në pranga, para Policisë heshtin

Në të kundërt, do ta vrisnin atë dhe djalin e tij.

10 Prill 2023, 22:37 Nga k.m.
“Tërhiqu nga tenderi ose të vrasim...”/ 3 të
Foto ilustruese

ELBASAN- Tre persona u arrestuan në Elbasan këtë të hënë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, të cilët i kërkonin të tërhiqej nga një tender i fituar në Bashkinë e Tiranës. Në të kundërt, do ta vrisnin atë dhe djalin e tij.

Deri më tani, sipërmarrësi Shaqir Alcani, djali i tij Algert dhe Edmir Boci nuk kanë pranuar të flasin dhe të rrëfehen para grupit hetimor.

eral myftaraj kercenohet biznesmeni

Sondazh

Poll