Aktualitet

Reperi shqiptar bëhet KRYEFJALË e mediave britanike, thyen TV kur del Suella Braverman

"OG Merks", një reper me bazë në Londër me mijëra ndjekës, duket se tallet me goditjen e qeverisë ndaj kontrabandistëve të njerëzve dhe abuzimin e supozuar të shqiptarëve.

10 Prill 2023, 21:39 Nga k.m.

 

Reperi shqiptar bëhet KRYEFJALË e mediave britanike, thyen TV kur del
OG Merks

BRITANI E MADHE- Një reper i njohur shqiptar me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar zemërim brenda komunitetit të tij pasi publikuar një video muzikore në të cilën ai thyen televizorin kur Suella Braverman flet për emigrantët e paligjshëm. "OG Merks", një reper me bazë në Londër me mijëra ndjekës, duket se tallet me goditjen e qeverisë ndaj kontrabandistëve të njerëzve dhe abuzimin e supozuar të shqiptarëve.

komunitetit të tij pasi publikuar një video muzikore në të cilën ai thyen televizorin kur Suella Braverman flet për emigrantët e paligjshëm. "OG Merks", një reper me bazë në Londër me mijëra ndjekës, duket se tallet me goditjen e qeverisë ndaj kontrabandistëve të njerëzve dhe abuzimin e supozuar të shqiptarëve.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Bledar Ramaj, shihet në video me burra të veshur me kapuç, teksa përdor një makinë bankare për të numëruar kartëmonedhat prej 20 £, ndërsa në sfond sekretarja e Brendshëm dëgjohet duke u thënë deputetëve se do të nisë një operacion të madh ndërkombëtar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kundër bandave të kontrabandës.

Titulli i këngës është “Marco from Tropoja” me emrin e një personazhi shqiptar në filmin "Taken" ku Liam Neeson luan rolin e një babai, vajza e të cilit është rrëmbyer nga kreu i një bandë kriminale, i quajtur Marco nga Tropoja. Ramaj ka lindur në Tropojë, një qytet në veri të Shqipërisë, përpara se të vinte në Britaninë e Madhe.

Ramaj është kontaktuar për koment, por ende nuk është prononcuar./Telegraph

og merks denohen shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll